Situatë e rëndë në Greqi, mbi 2 mijë e 500 raste të reja me koronavirus
Bota E Diel, 19 Dhjetor 2021 17:35
Në 24 orët e fundit në Greqi janë identifikuar 2831 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i të prekurve arrin në 1, 034, 070 prej të cilëve 50.5 % janë meshkuj.
Autoritetet shëndetësore raportuan se 91 pacientë humbën jetën. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë raportuar 19, 891 vdekje, 95.3% e të cilëve kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç. Sakaq numri i pacientëve të intubuar është 662.
KOHA JONË SONDAZH

