Situatë e vështirë nga Covid-19 në Greqi, 4100 raste të reja dhe 76 viktima
Bota E Diel, 21 Nëntor 2021 17:34
Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 4.108 persona të infektuar, duke e dërguar numrin e përgjithshme të rasteve që prej fillimit të pandemisë në 878.920. Nga ana tjetër, nuk e kanë fituar betejën me virusin 76 qytetarë.
Numri i pacientëve që ka qenë në njësinë e kujdesit intensiv është 590, ndërsa mosha mesatare e tyre është 65 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

