Skandal, prindërit e uritur për bukë shesin foshnjën për 400 paund

Jemi në një kohë krizash të shumta. Një vajzë e vogël u shit për më pak se 400 paund, pasi kriza humanitare në Afganistan përkeqësohet dhe miliona njerëz përballen me urinë. Nëna tha se ishte e detyruar të shiste vajzën sepse pjesa tjetër e fëmijëve të saj ishin të uritur për ushqim.

”Fëmijët e mi të tjerë po vdisnin nga uria, kështu që na u desh të shisnim vajzën time. Si të mos trishtohem, ajo është vajza ime. Do të doja të mos e kisha shitur vajzën time”.

Burri i saj nuk fiton më rrogë pasi punëtorët e sektorit publik kanë mbetur pa gjë që kur talebanët morën pushtetin. Qeveritë e huaja tërhoqën gjithashtu fondet e ndihmës.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne jemi të uritur. Nuk kemi asgjë. Vajza ime nuk e di se cila do të jetë e ardhmja e saj. Nuk e di se si do të ndihet ajo për këtë. Unë duhej ta bëja”. Kur vajza të jetë në gjendje të ecë, shpjeguan prindërit, ajo do të merret nga blerësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?