Skandali i korrupsionit miliona dollarësh, arrestohet guvernatori

Guvernatori i Nairobi, Mike Sonko, është arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në një skandal korrupsioni miliona dollarësh.

Kryeprokurori tha se hetimi ishte sfidues për shkak të përpjekjeve të përsëritura nga të akuzuarit për të penguar atë.

Sonko njihet për dashurinë e tij për stolitë e arit dhe veshjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i ka quajtur akuzat si gjueti shtrigash të kryera për asye politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas BBC, Sonko më parë është përballur me akuzat për trafik droge dhe pastrim parësh, të cilat i mohon.

Kohët e fundit u akuzua nga autoritetet e burgut se u arratis nga një burg i sigurisë maksimale 20 vjet më parë.

Sonko akuzohet për dhënie të parregullt të tenderëve për ndihmësit e tij të ngushtë, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të fondeve të qarqeve.

Guvernatori i qarkut të Nairobit kishte kërkuar më herët një urdhër të gjykatës për të ndaluar hetimet por çështja u hodh poshtë.

Prokurori Noordin Haji tha se kishte prova të mjaftueshme për ta ndjekur penalisht Sonko dhe zyrtarë të tjerë, për pastrim parash dhe marrje të paligjshme të pronës publike.

Korrupsioni shihet si një problem i madh në Kenia.

Përkundër dhjetëra arrestimeve, ende nuk është dënuar asnjë zyrtar.

Në korrik, ish-Ministri i Financave Henry Rotich u arrestua për korrupsion, por i mohoi akuzat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?