Skandali i riedukimit

Autoritetet në Rumani kanë nisur hetimet mbi një projekti gjerman të riedukimit të minorenëve me probleme, për shkak të akuzave të trajtimit si skllevër të tyre. 5 persona, përfshirë drejtuesin e projektit janë vënë në pranga nën dyshimet për për tregti me njerëz, heqje të lirisë dhe keqtrajtim të rëndë.

Disa minorenë kanë dhënë dëshmi për metodat brutale të përdorura ndaj tyre. Ato përfshinin dënimin me heqjen e ushqimit dhe lirisë deri në mbyllje në dhoma dhe rrahje. 12-18 vjeçarëve u janë marrë pasaportat dhe detyroheshin te kryenin punë të rënda në fermat e fshatrave ndërsa shpesh flinin me kafshët në stalla. Drejtuesit e qendrës dhe disa minoren të tjerë nuk i kanë pranuar akuzat. I mbiquajturi “projekti Maramuresh” fokusohet tek të rinjtë me probleme edukimi nga Gjermania.

Ka të dhëna se të miturve u janë bërë edhe ndërhyrje mjekësore kundër vullnetit të tyre. Vajzave u janë bërë gjilpëra për të mos mbetur shtatzëna, ndërsa janë regjistruar disa përpjekje për vetëvrasje, si pasojë e traumave fizike dhe psikike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?