Snowden, ish-kontraktori amerikan në garë për Nobelin e Paqes – Çmimi shpallet më 7 tetor

Ish-kontraktori amerikan i Inteligjencës, Edward Snowden është një ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqen, që do të shpallet më 7 tetor. Snowden është i njohur botërisht si denoncuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili në 2013, publikoi një sërë informacionesh sekrete të shërbimit të mbikëqyrjes. Prej 3 vitesh, ai jeton në arrati dhe teksa SHBA e konsiderojnë një armik, ndërkombëtarisht Snowden është vlerësuar për guximin e tij. Materiali në vijim na sjell një profil të njeriut më të kërkuar në botë.

Ish-analisti amerikan i Inteligjencës Edward Snowden, është një nga kandidatët për Çmimin Nobel për Paqen.

Snowden është në arrati nga autoritetet amerikane pasi ai publikoi në media si The Guardian apo The Washington Post, programet sekrete të Agjensisë Kombëtare të Sigurisë NSA, ku përfshiheshin të dhëna të marra nga adresa email-i e telefona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ish-punonjës i CIA që punonte si kontraktor i NSA, Snowden kopjoi dokumenta sekrete në zyrat e NSA në Hauai dhe i tha supervizorit të tij se ai kishte nevojë për disa javë për t’u trajtuar nga epilepsia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 20 maj 2013 ai u nis drejt Hong Kongut, nga ku publikoi informacionet sekrete.

Si The Guardian ashtu edhe The Washington Post publikuan zbulimet e Snowden, të cilat tregonin se shërbimi amerikan i sigurimit kishte monitoruar telefonata nga Verizon dhe të dhëna nga kompani të mëdha si Google dhe Facebook.

Duke folur në një video nga Hong Kong në 2013, Snowden tha se ai nuk mund të heshtte mbi ato çfarë kishte dëshmuar.

“Kur sheh çdo gjë, i sheh më shpesh dhe kupton se disa prej tyre janë abuzime. Dhe kur flet me të tjerë rreth tyre, në një vend si ky, ku kjo është gjendja normale e biznesit, njerëzit nuk të marrin aq seriozisht. Por me kohën, ajo ndjenjë e gabimit rritet dhe ti ndihesh i detyruar të flasësh për të. Dhe sa më shumë flet, aq më shumë injorohesh, aq më shumë të thonë se nuk është problem, derisa ti kupton se këto gjëra duhen vendosur në publik dhe jo nga dikush që punësohet nga qeveria.”

I frikësuar se do të arrestohej në Hong Kong, Snowden u arratis në Rusi në 23 qershor 2013. Ai e gjeti veten të rrethuar teksa SHBA i anuluan pasaportën dhe bënë presion mbi vendet e tjera për të mos lejuar praninë e tij në asnjë prej hapësirave të tyre ajrore.

Nikaragua, Venezuela dhe Bolivia ofruan ta strehonin, por ai pati frikë se avioni i tij do të kapej gjatë fluturimit. Snowden më pas ftoi aktivistë të të drejtave të njeriut dhe avokatë për t’u takuar në Moskë, për të përgatitur rrugën e një kërkese të përkohshme azili në Rusi.

“Kërkoj ndihmën tuaj teksa kërkoj garanci për rrugë të sigurta kalimi nga vendet gjatë udhëtimit tim drejt Amerikës Latine si dhe kërkesës për azil në Rusi, pasi këto vende aderojnë në ligj dhe lejojnë udhëtimin tim ligjor. Kam ndërmend të kërkoj azil politik në Rusi. Besoj se mjetet ligjore më lejojnë të qëndroj i sigurt në Rusi, të tentoj të udhëtoj drejt Amerikës Latine dhe të kërkoj azil në Federatën Ruse.”

Në 1 gusht, Snowden u largua nga aeroporti pasi iu garantua një vit azil i përkohshëm në Rusi. Kjo lëvizje shkaktoi spekulime se Snowden ishte një spiun i shërbimit rus të sigurisë, gjë e cila u mohua nga presidenti Putin.

Snowden u nominua nga anëtarë të Parlamentit Europian për Çmimin Sakharov për lirinë e mendimit në 2013.

Ata thanë se ai i kishte bërë një shërbim të madh të drejtave të njeriut dhe qytetarëve europianë duke zbuluar programet sekrete të vëzhgimit.

Zbulimet e Snowden nxitën zemëratë dhe protesta në shumë vende përqark botës.

Në 2013, Snowden u dënua nga SHBA me vjedhje të pronave qeveritare, komunikim jo të autorizuar të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe komunikim të ndërgjegjshëm të inteligjencës së klasifikuar ndaj personave të paautorizuar.

Në 2014, Rusia i garantoi Snowden një leje 3-vjeçare qëndrimi.

Në të njëjtin vit, ai u shpërblye më Right Livelihood Honorary Award, ose ndryshe, Çmimi Alternativ Nobel për kurajën dhe aftësinë e zbulimit të të dhënave të paprecendente të vëzhgimeve shtetërore të cilat dhunonin proçeset bazike demokratike dhe të drejtat kushtetuese.

Përmes një videoje drejtuar një audience të mbledhur në godinën e parlamentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?