Snowdeni kërkon azil nga Franca

Në prag të publikimit të librit të tij “Dëshmi e përjetshme”, ish-punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, Edward Snowden, i kërkoi presidentit francez Emmanuel Macron, që t’i ofrojë azil politik. Duke folur për radion ‘France Inter’ Snowden tha se “mbrojtja e informatorëve nuk është veprim armiqësor”, ndërsa e quajti të drejtë marrjen e statusit të azilit në Francë.

Ish-punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, i bëri thirrje presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që t’i ofrojë azil.

Snowdeni, i cili pritet të publikojë librin e tij “Dëshmi e përjetshme “, jeton në Rusi që nga viti 2013, kur edhe ka zbuluar detaje të programeve sekrete të mbikëqyrjes nga agjencitë amerikane të zbulimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë për radion franceze Inter, të transmetuar të hënën, Snowden tha se “mbrojtja e informatorëve nuk është veprim armiqësor” dhe se ai mendon se ka të drejtë të ketë status të mbrojtur në Francë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Snowden ka aplikuar për azil në Francë në vitin 2013, kur president i këtij vendi ishte Francois Hollande, por kërkesa e tij u hodh poshtë. Ai gjithashtu ka kërkuar azil edhe në disa vende të tjera.

Libri i Snowdenit do të publikohet më 17 shtator në rreth 20 vende, përfshirë Francën.

Presidenca e Francës nuk ka dalë ende me ndonjë qëndrim. Shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e shohin Snowden-in si hero, por autoritetet në Shtetet e Bashkuara duan që ai të gjykohet për spiunazh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?