Stoltenberg: NATO-ja nuk planifikon operacione ushtarake në Siri dhe Irak

 NATO-ja nuk do të marrë pjesë në operacionet ushtarake në Siri dhe Irak, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.

“NATO-ja nuk do të jetë pjesë e luftërave. Ne veçmë filluam të trajnojmë oficerë irakianë në Jordan, ndërsa së shpejti do të fillojë edhe trajnimi në Irak. Përkrahjen tonë e kanë edhe forcat ndërkombëtare të koalicionit në luftën kundër SHI-së me aeroplanët vëzhgues Avaks”, theksoi Stoltenberg.

Duke folur për aksionet e NATO-s, ai theksoi se Aleanca beson që është më e rëndësishme t’i sigurohet ndihmë Kabulit në garantimin e sigurisë  në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E dini se ne i përfunduam operacionet tona ushtarake në Afganistan dhe tani i përkrahim forcat afgane”, deklaroi Stoltenberg  para fillimit të konferencës në Bruksel kushtuar Afganistanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?