Strasburg, shqiptari gjen gruan të vrarë në krevat
Një grua shqiptare u gjet e vdekur të martën, në mëngjes herët në dhomën e saj në një banesë sociale në Adoma në Strasburg.
Gruaja me origjinë nga Kosova u gjet e vdekur nga bashkëshorti i saj kur ishte kthyer nga puna. Mediat vendase raportojnë se gruaja është gjetur e goditur me thikë dhe është goditur në qafë.
Viktima e moshës 56 vjeçe është me origjinë nga Kosova. Bashkëshorti është në gjëndje shoku dhe policia nuk ka arritur ende ta marrë në pyetje. Ndërkohë policia ka nisur hetimet dhe po kqyren kamerat e sigurisë.
KOHA JONË SONDAZH

