Studimi në Angli, imuniteti ndaj Covid-19 dobësohet brenda pak muajsh

Personat e shëruar nga Covid-19 mund ta humbasin imunitetin e tyre brenda disa muajve, dhe koronavirusi mund të riinfektojë qytetarët vit pas viti, ashtu si gripi i zakonshëm. Në studimin e parë afatgjatë të këtij lloji, shkencëtarët britanikë analizuan përgjigjen imunitare të më shumë se 90 pacientëve dhe punonjësve të shëndetësisë në fondacionin “Guy’s dhe St.Thomas”.

Ata zbuluan se nivelet e antitrupave që mund të shkatërrojnë virusin arrinin kulmin tri javë pas shfaqjes së simptomave, por më dobësoheshin me shpejtësi. Testet e gjakut treguan se ndërsa 60% e të prekurve zhvillonin një kundërpërgjigje të fortë imunitare në kulmin e betejës me virusin, vetëm 17% e tyre e ruanin të njëjtën fuqi, 3 muaj më vonë.

Nivelet e antitrupave ranë me deri në 23-fish, përgjatë kësaj periudhe, e në disa raste nuk ekzistonin më.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Njerëzit po prodhojnë një reagim të konsiderueshëm imunitar ndaj virusit, por ai dobësohet përgjatë një kohe të shkurtër”, tha Katie Doores, autore e studimit. Zbulimet  e studimit kanë ndikim tek zhvillimi i vaksinës dhe gjurmimin e të ashtuquajturit imuniteti i masës përgjatë kohës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?