Stuhia godet rëndë Europën, bllokohen rrugë dhe aeroporte në disa shtete

Stuhia e fuqishme që goditi Europën Qëndrore, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në Poloni. Në fshatin Dobrzyca dhe në qytetin e Krakovit, era kaloi shpejtësinë 125 kilometra në orë duke dëmtuar rëndë më shumë se 500 shtëpi, qindra pemë u rrëzuan ndërsa 324,000 familje në të gjithë vendin mbetën pa energji.

Edhe Çekia u godit nga stuhia duke lënë pa energji me më shumë se 300,000 familje. probleme pati dhe me trafikun pasi pemët e rrëzuara bllokuan rrugët dhe hekurudhat. Era në Çeki arriti shpejtësinë 181 km/h në Snezka, mali më i lartë çek, në veri. Tre fëmijë u plagosën dhe u dërguan në spital pas një aksidenti automobilistik në jugperëndim të vendit.

Në Holandë erërat e forta plagosën tre persona, përfshirë një oficer policie, i cili u plagos nga çatia që kishte hedhur në erë një ndërtesë tregtare. Aeroporti i Amsterdamit raportoi vonesa të fluturimeve, ndërsa disa udhëtime të trenave u anuluan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?