FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Stuhia ndërpret tubimin elektoral të Hillary Clinton

Hillary Clinton, duke folur ditën e sotme në Florida gjatë një tubimi, është detyruar të ndërpresë aktivitetin për shkak të një shiu të rrëmbyeshëm.

Kandidatja demokrate për Presidente po i drejtohej turmës në Pembroke Pines, kur stuhia nisi gjatë fjalës së saj. Megjithatë, Clinton vazhdoi të fliste edhe për disa minuta, pavarësisht reshjeve të dendura.

“Nuk mendoj se është e nevojshme t’iu tregoj të gjitha gjërat e gabuara për Donald Trump, por ajo që dua të mbani mend është unë dua të jem Presidente për të gjithë”, iu drejtua Hillary Clinton të pranishmëve, duke buzëqeshur në mes të stuhisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është fundjava e fundit e fushatës presidenciale në SHBA para votimeve më 8 nëntor. Donald Trump ka zvogëluar ndjeshëm distancën e me Clinton, sipas sondazheve të mediave amerikane./SYRI.net/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?