Sulm me thikë në një tren në Gjermani, raportohet për disa të plagusor
Policia gjermane ka thënë se disa persona janë plagosur të shtunën si pasojë e një sulmi me thikë në një tren të shpejtë. Policia lokale ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se ka pranuar thirrjen rreth orës 09:00 të mëngjesit të shtunën.
Treni ka qenë duke udhëtuar në mes të qyteteve të Bavarisë, Regensburg dhe Nuremberg, në kohën e sulmit. Një person është arrestuar për lidhje me sulmin në qytetin Seubersdorf, ku është ndalur treni.
Policia ka thënë se disa persona janë plagosur, mirëpo nuk ka mundur të japë shifër specifike.
KOHA JONË SONDAZH

