Sulm në një hotel, vriten tre persona me thikë, plagoset një polic
Tre persona u goditën me thikë për vdekje në një sulm të ndodhur në një hotel në qendër të qytetit të Glasgow.
Mediat britanike raportojnë se i dyshuari për sulmin u qëllua për vdekje nga policia.
Nga ana tjetër një oficer policie i cili ndërhyri për të neutralizuar autorin e sulmin ka mbetur i plagosur me thikë gjithashtu dhe po merr mjekim në spital.
Një deklaratë, Policia e Skocisë tha se situata është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rrezik për publikun e gjerë.
Ministrja Nicola Sturgeon tha se raportet e incidentit ishin “me të vërtetë të tmerrshme” dhe se po “azhurnohet” ndërsa situata bëhet më e qartë “.
“Mendimet e mia janë me të gjithë personat e përfshirë”, tha ajo.
Kryeministri Boris Johnson tha se është i “trishtuar thellësisht nga incidenti i tmerrshëm në Glasgow”.
Një dëshmitar në vendngjarje tha se kishte parë katër persona të marrë nga ambulancat.
“Pashë një burrë të shtrirë në tokë, me origjinë afrikane, pa këpucë. Ai ishte në tokë. Nuk e di nëse kishte plagë nga plumbat apo më thikë”.
KOHA JONË SONDAZH

