Sulmet ajrore ruse në Idlib të Sirisë, i kanë lënë të vdekur katër civilë

Nga sulmet ajrore ruse, që janë zhvilluar sot në një Idlib të Sirisë, katër civil kanë mbetur të vdekur.

Fluturaket ushtarake të Rusisë, i kanë goditur qytetet veriperëndimore përfshirë Sheikh Mustafa dhe Jibala, ka bërë të ditur një burim në kushte anonimiteti, nga frika se mund të zbulohet, transmeton KohaJone.

Zona e goditur gjatë ditës së sotme, sipas një marrëveshje gjatë vitit 2018 në mes të Turqisë dhe Sirisë, konsiderohej si pjesë e qetë ku ndalohej të zhvillohej dhuna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo zonë është shtëpi e mbi katër milionë banorëve, përfshirë edhe qindra mijëra të tjerë, që kanë shkuar të jetojnë aty, për shkak të luftës që e ka dërmuar shtetin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siria është bllokuar në një luftë të egër civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i Asadit u tërhoq, shkaku i protestave pro-demokratike.

Që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë janë shpërngulur, sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?