Sulmi në Paris, agresori me probleme psiqike

Punonjësi i policisë që vrau 4 kolegë në selinë qendrore të Policisë së Parisit, kishte shfaqur probleme psikike. Bashkëshortja e agresorit Mickaël Harpon, tha se ai ishte ankuar se dëgjonte zëra një natë para masakrës.

45-vjeçari u ekzkutua në vendngjarje nga policia, ndërsa hetuesit po përpiqen të përcaktojnë një motiv për vrasjet. Gruaja e Harpon është në ngarkim të forcave të rendit, edhe pse zyra e prokuroit të Parisit deklaroi se ajo nuk ishte e akuzuar. Remy Heitz, prokurori i Parisit, tha: “Motivet që qëndrojnë pas aktit të ndërmarrë nga agresori 45-vjeçar, i neutralizuar nga një efektiv në vendngjarje mbeten të paqarta. Kërkime po zhvillohen në banesën e tij dhe hetimet të tjera do të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim”.

Zyrtarë të Sindikatës së Policëve sugjerojnë se Harpon mund të jetë përfshirë në një grindje në vendin e punës. Gruaja ka dëshmuar se ai kishte pasur mosmarrëveshje me shefat dhe ndihej i pavlerësuar. Në 13:00 të orës lokale agresori thuhet të ketë hyrë në godinë, ku ka filluar të qëllojë kolegët me thikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai sulmoi 3 persona brenda dy zyrave dhe 2 gra në shkallë, para se të vritej nga një efektiv në oborrin e godinës. 45-vjeçari punonte prej 16 vjetësh si specialist i teknologjisë së informacionit. Ishte konvertuar në mysliman 18 muaj më parë dhe rishtazi nuk u fliste më kolegeve gra në zyrë. Megjithatë, sipas një zëdhënëse të qeverisë, nuk ka tregues se ai ishte radikalizuar para sulmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?