Sulmohen dy rafineritë më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite

Sulmet me dronë iu kanë venë flakën dy rafinerive të mëdha nafte të drejtuara nga ndërmarrja shtetërore Aramco në Arabinë Saudite.

Rafineritë janë përfshirë nga zjarre të fuqishme në orët e para të së shtunës, ndërsa përgjegjësia për sulmet ende është e paqartë. Për sulmet e mëparshme, të ngjashme, janë fajësuar luftëtarët Houthi, të lidhur me Iranin në Jemen.

Rafineria në Abqaiq vlerësohet si impianti më i madh i përpunimit të naftës në botë. Kamikazë, pjesëtarë të Al Kaedës, tentuan në shkurt të vitit 2006-të të kryenin sulme në këtë rafineri, por dështuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto ngjarje pritet të rrisin edhe më tej tensionet në Gjirin Persik, në mes të përplasjeve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?