FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Tani jam në qiell”, mesazhi për jetën e 7-vjeçarit para se të vdiste

Para se tu largonte nga kjo jetë, një shtatëvjeçar la një letër prekëse për shokët e tij. Marshall Clark, nga Plymouth në Devon, ju shprehu miqve të tij, fjalët që nuk ju thoshte më parë, se ai tashmë do të jetë në gjendje të hajë luleshtrydhe, të vrapojë, të flasë dhe të gëzojë fëmijërinë e tij në qiell.

Mbi tre vjet ai nuk pati mundësinë që të bënte gjërat që ai preferonte, pasi sëmundja që ai kishte nuk e lejonte. Një sëmundje e rrallë gjenetike, një çrregullim në sistemin nervor, e la atë pasiv, duke mos jetuar përditshmërinë si miqtë e tij..

Mbi 10 muaj qëndrim në shtrat, 7 vjecari humbi shikimin, lëvizshmërinë dhe aftësinë për të komunikuar. Marshall vdiq vetëm pak ditë para ditëlindjes së tij dhe familjarët publikuan mesazhin e tij online, në blogun e gjyshes Elsie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Letra ishte për miqtë e 7-vjeçarit. “Ai është në qiell tani. Ky ishte ferri i tij, tani ai është i lirë”, shkruan gjyshja. Ndërsa në letrën e tij, Marshall kishte përshkruar të gjitha gjërat që ai tashmë ishte në gjendje që t’i bënte.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çdo gjë është në rregull, pasi gjyshja mi ka treguar  të gjitha në lidhje me të (qiellin). Më ka folur për të gjitha gjërat e mrekullueshme që do të jem në gjendje që t’i bëj atje. Do të ketë shumë luleshtrydhe, ëmbëlsira si dhe do të jem në gjendje që të ha sërish. Madje do të vrapoj e do të shoh video. Jini të lumtur për mua, pasi unë nuk jam më i bllokuar në një trup që më ndaloi së shijuari fëmijërinë time. Unë tani jam i lirë të bëj të gjitha gjërat që kam humbur kaq shumë”, shkruan letra e 7 vjecarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?