Të bekohesh në kohë pandemie, ideja e priftit bëhet virale

Një prift në Detroit, Miçigan, gjeti një mënyrë tepër origjinale, por edhe të efektshme, për të kryer shërbesat fetare edhe në kohë pandemie.

I vendosur në hyrje të kishës së tij “St. Ambrose”, At Tim Pelc mban në duar një pistoletë me ujë, me të cilën bekon në distancë besimtarët që afrohen me makinë.

Fotot e gjetjes së tij kanë bërë xhiron e rrjetit, ku nuk kanë munguar edhe memet, duke e krahasuar priftin me një “cowboy” të vërtetë në Perëndimin e Egër amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mu duk gjëja më e mirë për të bërë duke respektuar rregullat e karantinës. Të gjithë e pëlqyen dhe e vumë në zbatim”, tha ai për “Today”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?