Të infektuarit nga COVID 19 në Itali janë mbi 100 mijë, koeficienti i vdekshmërisë është mbivlerësuar

Në Itali të infektuarit janë rreth 100 mijë e koefiçienti i vdekshëmrisë është i mbivlerësuar.

Profesori, Nino Cartabellota, Presidenti i Fondacionit italian të Studimeve Mjekësorë GIMBE, në disa intervista të publikuara sot për mediat italiane informon se instituti që ai drejton bazuar në metodologjinë e një studimi kinez publikuar dhe në revistën e organizatës së mjekëve amerikanë JAMA, ka llogaritur se në Itali mund të jenë 100 mijë persona të infektuar nga COVID-19.

Ky konkluzion vjen nga situdiuesit kinezë që kanë analizuar se në 83% të rasteve shfaqen simptoma mjaft të lehta të virusit. 14% shfaqin simptoma serioze e 5% kritike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas profesorit italian në Itali janë rreth 70 mijë të infektuar të pa identifikuar pa simptoma apo me simptoma të lehta, prandaj dhe koefiçienti i vdekshmërisë është kaq i lartë. Duke llogaritur 100 mijë persona të infektuar koefiçienti i vdekshëmrisë duhet të jetë tek 2.3 .

Swiss Digital Mobile Reklama

Se kur do të marrë fund kjo pandemi në Itali, Profesor Nino Cartabellota, thotë se për momentin është e pamundur të parashikohet.

Ndërsa mbi pikun më të lartë që do të arrij kjo pandemi, ka disa teori.

Disa ekspertë janë të mendimit se pritet të arrij në datë 22 mars por varet nëse italianët do të zbatojnë rregullisht masat e qeverisë, ndërsa disa specialistë të tjerë mendojnë se është e kotë të bëhen parashikime e se gjëja më e duhur është të punohet për gjetjen e kurës dhe vaksinës kundër COVID 19.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?