“Të kufizohet e drejta e vetos në KS të OKB-së”

Komisioneri OKB-së për të Drejta të Njeriut, Zeyd Raad el Huseyin, përmes një deklarate më shkrim ka theksuar se “me të vërtetë beson se ka ardhur koha e lidershipit të fuqishëm dhe e hedhjes së hapave të guximshëm”.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka rekomanduar kufizimin e të drejtës së vetos së anëtarëve të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (KS i OKB-së) për shkak të luftimeve gjithnjë në rritje në qytetin Halep të Sirisë.

Komisioneri OKB-së për të Drejta të Njeriut, Zeyd Raad el Huseyin, përmes një deklarate më shkrim ka theksuar se “me të vërtetë beson se ka ardhur koha e lidershipit të fuqishëm dhe e hedhjes së hapave të guximshëm.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me iniciativën për kufizimin e të drejtës së vetos të anëtarëve të përhershëm të KS të OKB-së – SHBA-të, Rusia, Britania, Franca dhe Kina – Zeyd është shprehur: “Përballë katastrofës humanitare në Halep, nuk ka pasur asnjë iniciativë të guximshme, përfshirë edhe kufizimin e të drejtës së vetos për anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së. Në gjendje shqetësimesh serioze nga krimet e luftës, krimet ndaj njerëzimit dhe gjenocidit, OKB duhet që pa u vonuar t’ua ndalojë anëtarëve shfrytëzimin e vetos. Kjo iniciativë kyçe do të mundësojë po ashtu që çështja në Siri të transferohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?