“Të përgatitemi për shpërthime të rasteve të reja”- Paralajmëron OBSH: Koronavirusi nuk ka ikur

Specialisti i Organizatës Botërore të Shëndetit, Dr David Nabarro, ka paralajmëruar vendet të përgatiten për shpërthime të reja të koronavirusit.

Në një intervistë për BBC, Nabarro u shpreh se COVID-19 nuk ka ikur dhe se rritja e lëvizjeve të njerëzve shton rrezikun për shpërthimin e rastve të reja shumë shpejt.

Ajo që ndodhi përmes bllokimit është se u parandalua përhapja e virusit që do të na çonte në një situatë katastrofike dhe shpërthimet e reja u përmbajtën. Dhe tani ne duhet t’i mbajmë shpërthimet e reja në minimumin e mundshëm, duke u mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme dhe, nëse është e nevojshme, duke vendosur edhe kufizime të mëtejshme të lëvizjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit duhet ta kuptojnë që normaliteti tani do të jetë shumë më i ndryshëm nga sa ishte 6 apo 7 muaj më parë. Do të duhet të jemi shumë më të kujdesshëm kur bëhet fjalë për kontaktin me njerëzit e tjerë, veçanërisht sa i përket distancës. Ne duhet të jemi të përgatitur për shpërthime të reja. Koronavirusi nuk ka ikur dhe ndërsa lëvizjet e njerëzve janë rritur, duhet të përgatitemi për shpërthime të reja shumë shpejt.”, tha mjeku David Nabarro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?