FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Të shtëna me armë në Beograd, vdes lideri i tifozëve të Partizanit, plagoset një tjetër

Një 29-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën mbrëmjen e djeshme në Beograd.

Mediat serbe bëjnë me dije se i vrarë ka mbetur lideri i tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, jo shumë larg nga portat e Burgut Qendror të Beogradit. Përveç tij, nga këto shtëna është plagosur rëndë një roje burgu me inicialet M.GJ, ndërsa ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Qendrën Emergjente.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?