Tempulli i xhamisë në Indi

Gjykata e Lartë e Indisë vendosi të shtunën në favor të një grupi hindu në një nga mosmarrëveshjet më të vjetra dhe më të diskutueshme të vendit mes hinduve dhe myslimanëve.

Gjykata i dha hinduve të drejtën e një parcele toke prej 1,1 hektarësh.

Gjykata vendosi që myslimanëve duhet t’u jepet një vend alternativë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 1992, militantët hindu shkatërruan një xhami të shekullit të 16-të në këtë zonë, e cila sipas tyre ishte ndërtuar nga një sundimtar mysliman në rrënojat e një tempulli hindu. Shkatërrimi i xhamisë shkaktoi dhunën më të rëndë fetare të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hindutë duan të ndërtojnë një tempull madhështor në vendin për të cilin besojnë se është vendlindja e zotit të tyre Rama. Myslimanët donin të rindërtonin xhaminë.

Çështja kaloi në Gjykatën e Lartë pasi të dy palët, hindutë dhe myslimanët kundërshtuan një vendim të vitit 2010 që i jepte dy të tretat e zonës së diskutueshme, përfshirë vendin ku ndodhej xhamia, hinduve dhe një të tretën myslimanëve.//VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?