Tensionet gjeopolitike rrisin çmimin e naftës, shkak kriza Rusi-Ukrainë
Kriza e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës, po ashtu ka rritur shqetësimet për një kompromis në furnizimin me gaz në Europë në përgjigje të sanksioneve të mundshme kundër Rusisë.
Çmimet e naftës janë rritur mes shqetësimeve për një rënie të mëtejshme të furnizimit me naftë për shkak të tensioneve gjeopolitike të shkaktuara nga kriza Rusi-Ukrainë.
Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare ”Brent”, u tregtua me 88,59 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke shënuar një rritje prej 0,48 për qind krahasuar me 88,17 dollarë për fuçi në periudhën e mëparshme, raporton atsh.
Standardi amerikan ”West Texas Intermediate” u tregtua me 87,17 dollarë për fuçi, duke shënuar një rritje prej 0,65 përqind krahasuar me 86,61 dollarë për fuçi në periudhën e mëparshme. Çmimet e naftës janë në rritje, kryesisht nga vendimi i prodhuesve kryesorë të naftës për vazhdimin e politikës së tyre të rritjes së kufizuar të prodhimit.
KOHA JONË SONDAZH

