Tensionet pas vrasjes së gjeneralit iranian, përfaqësuesja amerikane e futbollit nuk udhëton drejt Katar
Përfaqësuesja e futbollit për meshkuj e SHBA nuk do të zhvillojë fazën përgatitore në Katar para ndeshjes me Kosta Rikën. Në një postim në twitter, Federata e Futbollit të SHBA thotë se përfaqësuesja e futbollit nuk do të zhvillojë trajnimin në Doha për shkak të zhvillimeve të fundit në Baghdad me sulmet ajrore amerikane.
“Prej situatës më të fundit në Rajon, përfaqësuesja e futbollit të SHBA për meshkuj ka vendosur të pezullojë udhëtimin drejt Katarit për trajnimin e janarit. Në të njëjtën kohë ne po punojmë për alternativa të tjera për përgatitjet para ndeshjes ndaj Kosta Rikës më 1 shkurt në Dignity Sports Park në Karson, Kaliforni. Po punojmë me Federatën e Katarit për të gjetur një mundësi në të ardhmen, që ekipi ynë të provojë pajisjet dhe kushtet të klasit botëror në Katar.”, thuhet në reagim.
Usa
Eliminimi i gjeneralit iranian Qasem Soleimanit nga ushtria amerikane solli tensione mes SHBA-ve dhe Iranit.
KOHA JONË SONDAZH

