FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tensionet Rusi-Perëndim, SHBA-ja ‘tregon dhëmbët’, dërgon trupa

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit dhe pasigurisë në disa vende në Europë, kanë detyruar Shtetet e Bashkuara, që të ndërhynë. Kështu sic bëhet me dije se, janë duke pozicionuar trupa në Poloni, shtetet baltike dhe Rumani duke nisur nga muaji i ardhshëm si pjesë e ngritjes së sigurisë së rajonit.

 

Ka qenë Ministri polak i Mbrojtjes Antoni Macierewicz, ai që bëri njoftimin pas bisedimeve me komandantin e trupave tokësore të SHBA në Evropë, gjeneral Ben Hodges, në Żagań, Poloninë perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Një ekip ushtaresh, nga brigada e blinduar e Fort Carson, Colorado do të vendoset atje në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa një tjetër forcë e SHBA, një batalion, do të vendoset me 1 Prill, ne Orzysz, në verilindje.

Ushtria amerikane tha për Associated Press se pozicionimi nuk është përshpejtuar dhe është duke u zhvilluar ashtu siç kishte qenë gjithmonë e caktuar. Hodges tha se trupat do të mbërrijnë në portin gjerman të Bremerhaven më 6 janar dhe do të vendosen menjëherë në Poloni, shtetet baltike dhe Rumani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Transferimi i tyre do të jetë në kohën e duhur dhe do të trajtohen per një provë se “sa shpejt forcat mund të lëvizin nga porti në fushë”, ka thënë ai. “Unë jam i bindur për sinjalin e fuqishëm, mesazhin qe do të dërgojnë Shtetet e Bashkuara, së bashku me pjesën tjetër të NATO-s”, thotë Hodges.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?