Tërhoqi zvarrë për flokësh një grua me makinën në lëvizje, e pëson keq shoferi 30-vjeçar
Një ngjarje e rëndë u regjistrua fundjavën e shkuar në Angli, ku një grua u filmua teksa tërhiqej zvarrë për flokësh nga një burrë pranë një pike karburanti në Preston.
Në pamjet shokuese që tronditën mbarë rrjetin shihej drejtuesi i një automjeti tip “Toyota Ago”, i cili kap për flokësh gruan dhe vazhdon t’i japë përpara makinës, duke e tërhequr zvarrë në asfalt.
Pamjet e rënda u filmuan nga një kalimtar dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të ashpra tek përdoruesit e internetit, por jo vetëm.
Së fundmi, lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili dyshohet si autor i sulmit të paprecedentë ndaj gruas.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare në “Facebook” të Policisë në Preston, një zëdhënës tha:
Shumë prej jush janë të vetëdijshëm për një video e cila po qarkullonte me shpejtësi në mediat sociale, një gruaje që sulmohej nga një burrë në një makinë në Preston. Ne u lajmëruam nga një qytetar rreth orës 4:15, mëngjesin e të shtunës (28 Shtator) në raportin e gruas që ishte sulmuar nga një burrë në një makinë në një pikë karburanti në “New Hall Lane” në Preston. Pas hetimeve të kryera ne kemi arrestuar një burrë 30-vjeçar nga Preston, i cili akuzohet për tentativë rrëmbimi. Ai aktualisht është në paraburgim.”
Fatmirësisht gruaja arriti të shpëtojë nga ‘kthetrat’ e shoferit dhe shkon tek stafi i pikës së karburantit për të kërkuar ndihmë.
Sipas raportimeve, viktima e sulmit shpëtoi pa dëmtime serioze ndërsa policia në Lancashire po heton më tej për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

