Terroristët godasin Turqinë, vdesin 4 persona, 13 plagosen
Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit.
Mediet turke raportojnë se një eksploziv i punuar me dorë, vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, shpërtheu gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave.
Sipas informacionit paraprak të policisë, si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 4 civilë dhe 13 kanë mbetur të plagosur.
KOHA JONË SONDAZH

