Thasë me para/ Mega-operacion ndërkombëtar: Si komunikonin 60 mijë tráfikantët e drògës
Policia Britanike ka realizuar një mega-operacion ndërkombëtar në vijim të të cilit janë sekuestruar 79 kg drogë dhe 3.6 milionë paund. Sipas Daily Mail, është zbuluar një shërbim global i koduar i komunikimit të përdorur ekskluzivisht nga kriminelët për të kryer biznesin e tyre.
Sipas autoriteteve britanike, është zbùluar se ishin 60,000 përdorues jashtë shtetit dhe 10,000 në Britani të Madhe. Ata përdornin EncroChat, një shërbim i sigurt i mesazheve në telefon celular, i cili përdoret nga kriminelët për të koordinuar dhe planifikuar shpërndarjen e mallrave të palígjshme, pastrimin e parave dhe komplote për të vrarë kríminelët rivalë.
Rreth dy muaj më parë, pas shkëmbimit të informacionit ndërkombëtar, një ekip ndërkombëtar për zbatimin e ligjit i përbërë nga oficerë në Francë dhe Holandë gòditi kriptimin e kompanisë.

Nga operacioni i gjerë në tre vendet janë bërë 746 arrestime dhe janë kapur 54 milion paund para kriminale, 77 armë zjarri dhe më shumë se dy ton drogë të sekuestruara.


