Theu karantinën! Kryebashkiaku shtiret si i vdekur

Kryetari i bashkisë, në një qytet të vogël të Perusë, u shtir si i vdekur, për t’i shpëtuar arrestimit të policisë, pasi akuzohet se ka thyer karantinën, për të pirë diçka me miqtë. Jaime Ronaldo Urbina Torres, kryetar bashkie në qytetin Tantara, u fotografua i shtrirë në një arkivol të hapur, në momentin që policët erdhën dhe për ta arrestuar. Megjithatë, policia e ka kuptuar këtë truk dhe e ka arrestuar kryebashkiakun, i cili raportohet se ishte i dehur në ato momente. Policia e ka arrestuar Torres, me pretendimin se ai ka thyer karantinën dhe nuk ka respektuar distancimin social.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?