Thyhet tradita? Zonjë e parë nuk do të jetë Melania
Ende pa u ulur në karrigen e Presidencës, familja Trump ka marrë vëmendjen totale të shtypit botëror. Mes tyre, flitet edhe për Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit të zgjedhur. Por për herë të parë në historinë e shtëpisë së bardhë, një zonjë e parë nuk do të jetojë dhe nuk do përdorë funksionin e saj.
E gjitha kjo ka një arsye madhore e që sipas gazetës “Elite Daily”, Melania Trump nuk do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë, kjo të paktën derisa i biri Barron të mbarojë shkollën. Vendimi është se i vogli i familjes, ka nevojë që të rritet dhe të vazhdojnë shkollën pa qenë në shtëpinë e bardhë.
Ata do të vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë në New York, ndërsa presidenti i zgjedhur Donald Trump do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas dyshimeve, këtë hapësirë do ta zërë vajza e madhe e Donald Trump, Ivanka.
Ajo do të qëndrojë në zyrën që për vite të tëra presidence në SHBA kanë punuar zonjat e para bashkëshorte të presidentit. Zyra ndodhet në pjesën perëndimore të ndërtesës.

Zëdhënësja e Donald Trump, Hope Hicks, mohoi këto burime duke thënë se “Nuk është marrë asnjë vendim mbi përfshirjen e Ivanka-s.”
Prej kohësh flitet se Ivanka do të përfshihet në administratën e Donald Trump kur ai të bëhet president. Për këtë nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar, porse Ivanka duket shumë e përfshirë me çështje të ndryshimit klimatik global.
R.SH
KOHA JONË SONDAZH

