Tjetër goditje për Trump, prokuroria i pezullon fondacionin

Prokurori i Nju Jorkut ka ndaluar fondacionin bamirës të kandidatit republikan për President, Donald Trump që të mbledhë fonde.

Prokurori lëshoi në njoftim ku thuhej se fondacioni kishte kryer shkelje për shkak se nuk kishte regjistrimet siç duhet. Urdhri kërkon që të ndalen menjëherë kontributet dhe aktivitetet e tjera që angazhohen për mbledhjen e fondeve në Nju Jork. Donacionet kanë nisur që në vitin 2008.

Fondacionit i është dhënë një afat 15 ditor për të rregulluar veprimtarinë e vet në përputhje me ligjin duke siguruar se nuk ka palë të treta që mbledhin fonde ose zhvillojnë aktivitete në emër të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dështimi për ndërmarrjen e hapave të duhur do të shndërrohet në “mashtrim të vazhdueshëm për popullin e shtetit të Nju Jorkut”, thuhet në letër. Huffington Post ka raportuar gjerësisht mbi marrëdhëniet diskutueshme të Fondacionit Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Letra nga zyra e prokurorit përfaqëson një goditje tjetër politike për Donald Trump, i cili ka pësuar një goditje të fortë në debatin e javës së shkuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?