Tjetër rast transporti emigrantësh me kamion frigoriferik
Autoritetet belge bëjnë me dije se gjetën 12 emigrantë të paligjshëm brenda një kamioni frigoriferik të parkuar buzë një autostradë në provincën e Antwerp. Policia u njoftua në vendngjarje nga drejtuesi i kamionit i cili raportoi se dyshonte se disa persona kishin hyrë në mjetin e tij të ngarkuar me perime. 11 shtetas sirianë dhe një sudanez u gjetën nga policia brenda kamionit dhe fatmirësisht që të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Ata iu dorëzuan zyrtarëve të emigracionit. Javën e fundit 39 persona u gjetën të vdekur në një mjet frigoriferik në Britaninë e Madhe.
KOHA JONË SONDAZH

