Tony Blair sërish në politikë?!

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair foli për një rikthim të mundshëm në politikë në një intervistë dhënë sot.

Ai kërkon të kontribuojë në rimëkëmbjen e qendrës së majtë dhe në përballjen me konservatorët drejt përmbushjes së një çështjeje mjaft të vështirë si Brexit.

“Nuk jam i bindur nëse do të ketë një rol për mua, a nëse ndihem plotësisht i fokusuar? A jam vërtet i motivuar?  Çfarë përshtypje kanë për mua? Çfarë fryme mund të sjell në të vërtetë në politikë? Çështja mbetet e hapur”, nënvizoi Tony Blait, 63 vjeç, për botimin e nëntorit të revistës ”Esquire”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto deklarata kanë ngjallur shumë spekullime në median britanike në lidhje me një rithmin të mundshëm në arenën politike, ndërsa ai njoftoi mbylljen e shoqërisë së konsulencës për qeveritë mjaft e polemizuar si çështje, Tony Blair Associates (TBA).

Swiss Digital Mobile Reklama

I zgjedhur në postin e kryeministrit për herë të parë në 1997, Tony Blair i solli Partisë Laburiste tri fitore radhazi në zgjedhjet legjislative mbi një program të qendrës së majtë.

Por lufta në Irak në 2003 që e zhyti mjaft keq vendin në kaos dhe dhunë, njollosi figurën e tij duke e kthyer në një lider aspak të pëlqyer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?