Tragjedi në vendin fqinj/ Babai 86-vjeçar vret të birin pastaj edhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Zacharos në Greqi gjatë mbrëmjes së djeshme.

Mediat greke bëjnë me dije se babai 86 vjeçar ka qëlluar me çifte djalin e tij 45 vjeçar duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi ka vrarë të birin, i moshuari ka qëlluar me çifte edhe ndaj vetes duke shënuar kështu viktimën e dytë brenda familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri të çastit mes të dyve, ndërsa raportohet se i moshuari jetonte vetëm, kurse 45 vjeçari punonte si mësues në një prej shkollave të zonës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?