Tragjedia në Itali, frena e emergjencës nuk funksionoi,
Sektori i mirëmbajtjes së teleferikut Stresa-Mottarone në Itali përfundon nën akuzë pas tragjedisë ku humbën jetën 14 persona. Autoritetet po shqyrtojnë arsyet pse kavoja u këput dhe pse kabina nuk mbeti varur tek litarët mbështetës, por ra në tokë. Thuhet se mekanizmi i frenës së emergjencës nuk hynë në funksion.
”Besoj se ka qenë një problem i dyfishtë, këputja e kavos dhe mungesa e funksionimit të frenës së emergjencës. Nuk e dimë pse nuk është aktivizuar, por mungesa e frenimit ka bërë që kabina të merrte shpejtësi në zbritje duke përfunduar e katapultuar jashtë kavove të mbështetjes” u shpreh Matteo Gasparini, përgjegjës i ekipit të shpëtimit.
Prokuroria nuk përjashton as pistën e krimit me dashje ndaj sigurisë së transporteve. Incidenti tragjik shkatërroi jetët e 5 familjeve. Mes 14 viktimave ishin dy fëmijë. I vetmi i mbijetuar mrekullisht është një 5-vjeçar, i cili është në gjendje të rëndë në një spital të Torinos.
“Është një moment i tmerrshëm për mua dhe komunitetin tonë dhe mendoj se është edhe për të gjithë Italinë. Veçanërisht tani që sapo rinisëm kthimin në normalitet”, shprehet kryebashkiakja Marcella Severino.
KOHA JONË SONDAZH

