Tregjet turke injorojnë tarifat – Masat interpretohen si sipërfaqësore. Rritet lira

Tregjet turke kanë injoruar tarifat e Presidentit amerikan Donald Trump, që erdhën si pasojë e sulmit në Siri.

Lira turke u rrit në nisje të sesionit tregtar,  pas deklaratës së Trump për të vendosur 50% tarifa në importet e çelikut dhe të ndalojë negociatat tregtare mes Ankarasë dhe Washingtonit.

Dollari ra ne 1% kundër lirës gjatë sesionit tregtar,  dhe valuta turke tregtohej në 5.8628 për dollar. Analistët thanë se kërcënimet e tarifave nga Trump ishin sipërfaqësore, pasi sanksionet ishin minimale, individët e sanksionuar, të paktë, dhe marrëveshja tregtare pritet të ndodhte në të ardhmen e largët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump ka kërcënuar të “shkatërrojë” plotësisht ekonominë e brishtë turke prej sulmeve të presidentit Erdogan në Sirinë e Veriut ndaj forcave kurde që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky operacion u mundësua nga lajmërimi surprizues i Trump për të tërhequr trupat amerikane nga zona. Lajmërimi i Trump pati kritika të mëdha dhe disa zyrtarë të sigurisë e përshkruan si një braktisje të aleatëve kurdë në rajon.

Kjo bëri që Trump të kërcënojë Turqinë me sanksione nëse vendi e tejkalon masën. Luftëtarët kurdë, që kanë ndihmuar trupat amerikane në zhdukjen e ISIS nga Siria, shihen nga Ankaraja si terroristë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?