Tregu i pronave në Venezuelë – Investitorët i “dynden” ndërtimit

Tregu i pronave në Venezuelë ka tërhequr shumë investitorë, ndërkohë që vendi ndodhet në krizë ekonomike dhe vuan sanksionet e Shteteve të Bashkuara.  Në Kryeqytet, Caracas,  janë shtuar kantierët e ndërtimit, kryesisht në qendrat e biznesit.

Të paktën 70 projekte janë nën ndërtim, përfshirë qendra tregtare, zyra dhe apartamente luksozë.  Çmimet e ulëta të strehimit dhe kostove të punës po tërheqin shumë investitorë të huaj, që janë optimist mbi fitimet e mundshme kur ekonomia e vendit të rimëkëmbet.

Çmimet e shtëpive kanë pasur një rënie drastike. Sipas Carlos Rangel, agjent i pronave të paluajtshme, 6 vite më parë çmimet varionin nga 3,000 – 4,000 dollarë për metër katror, në varësi të kushteve të shtëpisë.  Tashmë, çmimi ka rënë me të paktën 50%, por investitorët janë optimist mbi rimëkëmbjen ekonomike të Venezuelës./ SCAN

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?