Tronditet Parisi

Një avion ushtarak francez kapërceu bërrierën e zërit dhe alarmoi parizienët pasi ishte ngritur në fluturim për të ndihmuar një avion komercial që kishte humbur kontaktet në radio. Lojtarët në turneun e tenisit French Open Grand Slam, ndërprenë lojën të habitur.

Kryeqyteti francez është ende i shokuar nga një sulm me thika javën e kaluar që u konsiderua një akt terrorist nga autoritetet. Ndaj policia francezë nxitoi t’i kërkonte banorëve që menduan se mund të kishte ndodhur një shpërthim, të mos telefononin shërbimet e emergjencave.

“Një Rafale, që ishte angazhuar në një operacion për të ndihmuar një avion që kishte humbur kontaktet, u autorizua të kapërcente barrierën e zërit për të arritur avionin në vështirësi”, tha një zëdhënës i forcave ajrore franceze. Zhurma e lartë bëri që të dridheshin dritaret në të gjithë qytetin dhe shkaktoi panik tek banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?