Trump akuzohet nga një grua tjetër për ngacmime seksuale – “New York Time” publikon intervistën
Një grua tjetër akuzon Donald Tramp për ngacmim seksual. Ndërsa një nga drejtuesit e fushatës së tij elektorale ka akuzuar Nju Jork Tajms, që ka publikuar intervistën e gruas, se artikulli është tërësisht fals dhe i rrezikshëm.
Del në skenë një tjetër grua që akuzon Donald Tramp për ngacmime seksuale në një intervistë për Nju Jork Tajms. Mindi Mekgilivrej që në atë kohë ishte 23 vjec, tregon se deri tani vetëm familjarët dhe miqtë më të ngushtë ishin në dijeni të faktit se Tramp e kishte ngacmuar atë në resortin e tij në Palm Beach në Florida.
Fillimisht ajo ka folur për “Palm Beach Post” duke thënë se kishte vendosur të dilte hapur pasi ka dëgjuar përgënjeshtrimet e Tramp për këto akuza në debatin e dytë televiziv me Klinton. Në mbështetje të saj ka dalë dhe shoqëruesi, fotografi Ken Davidoff, i cili mban mend mirë atë që ka ndodhur.
Nju Jork Tajms fillimisht citonte dy gra të cilat Tramp i ishte ngacmuar seksualisht, njërë në në avion dhe tjetrën në ashensorin e kullës Tramp.
E para Xhesika Lid, aktualisht 74 vjeç, nga Nju Jork, pretendon se më shumë se 30 vjet më parë kur udhëtonte për punë me avion në klasin e parë, u gjend pranë Tramp, i cili pa e njohur, nisi ta prekte në vende të papërshtatshme. Gruaja e krahason atë me një oktapod, pasi duart e tij ishin kudo, duke e detyruar atë të ndërronte vendin për të shmangur agresionin. Një histori të cilën ajo ia ka treguar dhe katër poersonave të tjerë.
E dyta, Rakel Kruks nga Phajo, ishte një recepsioniste 22 vjecare në një nga shoqëritë e Tramp në Manhatan ku dhe u takua me të në një ashensor në 2005-ën. Në momentin që ajo u prezantua me Tramp ky i fundit e tërhoqi duke u përpjekur ta puthte. Por Tramp në debatin e dytë për zgjedhjet presidenciale ka rrëzuar këto akuza duke thënë se nuk kishte vepruar asnjëherë ndaj këtyre grave. E tashmë të dyja kanë vendosur të reagojnë sërish.
Xheson Miller, një nga drejtuesit e fushatës elektorale të kandidatit republikan për president, me anë të një deklarate për mediat u shpreh se artikulli i Nju Jork Tajms është fals dhe se dyshimet e hedhura në këtë mënyrë për personalitetin e Tramp janë të rrezikshme./ ABC News/
KOHA JONË SONDAZH

