Trump: Do eliminoj 70% të rregullave

Nëse do të zgjidhej president do të eliminonte 70% të rregullave federale. Premtimin e tij të radhës kandidati republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump e bëri nga Nju Hampshirë. Ai fajësoi rregullat aktuale për rrënimin e bizneseve.

“Ne do t’i reduktojmë në mënyrë drastike rregullat. Mund të them deri në 70 përqind. Pasi rregullat aktuale për pengojnë rritjen e bizneseve”, tha Trump.

Të vetmet rregulla që do të shpëtonte ai, do të ishin ato për ambientin dhe sigurinë. Deklarata e tij erdhi pasi një këshilltar i Trumpit, Anthony Scaramucci, financiar i Wall Street-iti që ka mbledhur para për manjatin e pasurive të paluajtshme tha se ai do të eliminonte 10 përqind të rregullave aktuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij republikani synon  të ndryshojë disa reforma të kaluara në sistemet bankare, duke hequr pjesët anti-biznesit. Biznesmeni Nju Jorkez ka përmendur veçanërisht industrinë e energjisë si një sektor që do të prekej nga politika e reduktimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?