FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump humbi 800 mln $ brenda vitit

“Pjesë e bukurisë sime është se unë jam shumë i pasur,” tha dikur Donald Trump, por sipas revistës Forbes ai është më pak i pasur se 1 vit më parë.

Revista e  bisnesit ka vlerësuar pasurinë personale të kandidatit republikan për Shtëpinë e Bardhë dhe zbuloi se kishte rënë me 800 milionë dollar nga viti 2015.

Forbes tani vlerëson se vlera neto e pasurive të patundshme të manjatit shkon tek 3.7 miliard dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Publikimi tha se rënia ishte kryesisht për shkak të “zbutjes” së tregut të pronës në Nju Jork.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump, i cili dikur shkroi një libër të quajtur “Midas Touch”, tha se vendi kishte nevojë për një tregtar në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në debatin presidencial të së hënës, ai tha: “Unë kam të ardhura të pabesueshme…shyqyr i erdhi dita këtij vendi të ketë në krye dikë që mendon për paratë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?