“Trump kërkoi të takohet me komunitetin musliman në SHBA”
Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Jammal tha se Doland Trump, i cili ka tërhequr vëmendjen me komentet e tij në lidhje me muslimanët, është përpjekur të takohet me muslimanët
CHICAGO – BİLGİN ŞAŞMAZ – Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Islame në SHBA (USCMO), Oussama Jammal, deklaroi se kandidati për president të SHBA-ve nga radhët e Partisë Republikane, Donald Trump, kishte kërkuar që të takohet me komunitetin musliman në SHBA gjatë festës së Kurban Bajramit, por kjo kërkesë ishte refuzuar.
Jammal ka dhënë një intervistë për gazetarin e AA-së në lidhje me zhvillimet në botë dhe SHBA. Në lidhje me njërin nga zhvillimet më të përfolura në SHBA, zgjedhjet presidenciale, Jammal tha se Doland Trump, i cili ka tërhequr vëmendjen me komentet e tij në lidhje me muslimanët, është përpjekur të takohet me muslimanët.
“Nuk mund ta pranojmë kërkesën e tij pa e qartësuar së pari pozicionin e tij”
Menaxheri përgjegjës për fushatën parazgjedhore të Donald Trump në shtetin Illinois, siç tha Jammal, ka kontaktuar me USCMO para festës së Kurban Bajramit. “Menaxheri tha që Trump dëshiron të takohet dhe t’i adresohet komunitetit musliman gjatë festimit të Kurban Bajramit që u mbajt në Stadiumin Toyota Park në Chicago me pjesëmarrjen e 25 mijë personave. Duke pasur parasysh vlerësimet paraprake agresive të Trump ndaj muslimanëve dhe fushatën e tij parazgjedhore kundër muslimanve, ne ua bëmë me dije se nuk mund ta pranojmë kërkesën e tij pa e qartësuar së pari pozicionin e tij”, u shpreh Jammal.
KOHA JONË SONDAZH

