Trump: Mbajtja e maskës gjë e mirë, por duhet të jetë në mënyrë vullnetare!

Presidenti Donald Trump thotë se ai e mbështet idenë që amerikanët të përdorin maskat për frenimin e pandemisë, por nuk dëshiron ta bëjë këtë të detyrueshme për të gjithë vendin.

“Unë besoj te maskat,” tha Presidenti Trump në një intervistë në Shtëpinë e Bardhë të transmetuar në programin televiziv “Fox News Sunday”. “Mendoj se maskat bëjnë mirë,” u shpreh ai.

Por presidenti, i cili për herë të parë vuri maskë në publik vetëm një javë më parë, i tha gazetarit Chris Wallace: “Nuk jam dakord me idenë se nëse të gjithë mbajnë maska, gjithçka zhduket”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse disa nga të 50 guvernatorët e shteteve amerikane dhe kryebashkiakët e qyteteve të mëdha kanë nxjerrë urdhra që njerëzit të mbajnë maska përballë shtimit të shpejtë të rasteve me koronavirus, Presidenti Trump tha se beson që vënia e maskës duhet të jetë diçka vullnetare.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë dua që njerëzit të kenë një liri të caktuar dhe nuk jam që kjo të shndërrohet në një kërkesë ligjore,” tha ai,

Presidenti vuri në dukje se Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive dhe Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Jerome Adams, këshilluan që njerëzit të mos mbanin maska në ditët e para të përhapjes së virusit në SHBA në fillim të këtij viti. Por prej kohësh ata kanë ndryshuar këshillë dhe tani vazhdimisht bëjnë thirrje që njerëzit të mbajnë maska.

“Doktor Fauci tha të mos mbanim maska,” u shpreh Presidenti Trump. “Edhe mjeku ynë i Shtëpisë së Bardhë, një djalë i shkëlqyer, tha se nuk duhet të mbanim maska. Të gjithë ata që thanë mos mbani maska, tani papritur po kërkojnë që të gjithë të mbajnë maska, dhe siç e dini edhe maskat shkaktojnë probleme,” tha Presidenti.

Më shumë se 70,000 raste të reja me koronavirus janë regjistruar çdo ditë në SHBA këto ditët e fundit. Gjithsej, ka patur më shumë se 3.7 milion infeksione dhe më shumë se 140,000 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19. Shifrat në SHBA janë shumë më të larta se në çdo vend tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?