FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi, arrestohen 13 militantë të ISIS për sulmet në aeroport

Të paktën 13 militantë të të ashtuquajturit Shtetit Islamik janë arrestuar në Izmir të Turqisë në kuadër të kontrolleve të shumta pas sulmit vdekjeprurës në aeroportin kryesor të Stambollit që la pas 42 persona të vdekur dhe 239 të plagosur.

Policia turke po zhvillon kontrolle intensive në shumë zona të vendin për kapjen e elementëve të dyshuar se kanë lidhje me sulmin.

Të paktën 16 bastisje janë kryer në Stamboll gjatë natës së shkuar, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve thotë se midis të arrestuar, tre janë shtetas të huaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

E përditshmja turke Hurriyet, ka identifikuar një të dyshuar si shtetas rus nga Çeçenia. Autoritetet turke kanë bërë përgjegjës ISIS-n për dy sulmet vetëvrasëse në aeroportin “Ataturk”, një nga më të mëdhenjtë në botë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpërthimet ndodhën mbrëmjen e së martës (28 qershor). Megjithëse qeveria turke ka deklaruar se ISIS mbante vulën e shpërthimeve, organizata nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?