FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi. Bilanci i shpërthimeve në Stamboll, 29 të vdekur e 166 të plagosur

Sulmet e mbrëmshme në Stamboll (10 dhjetor) kanë shkaktuar 29 viktima në total dhe 166 persona të plagosur.

Dy shpërthime goditën Stambollin qendror pranë stadiumit “Beşiktaş’s”.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmuş njoftoi në orët e para të mëngjesit të sotëm se shpërthimi i parë ndodhi nëpërmjet një makine në lëvizje dhe se shënjestra e vërtetë sipas tij ishte drejtoria e policisë afër stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmi i dytë sipas tij, erdhi 45 sekonda më vonë, kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu në parku “Macka”. Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu tha se 27 policë dhe dy civilë janë midis viktimave, ndërsa 166 persona të tjetër mbetën të plagosur nga shpërthimet binjake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi gjithashtu se rreth 10 të dyshuar u arrestuan në lidhje me sulmin.

Ministri i shëndetësisë Rexhep Akdag tha se 20 persona kanë lënë spitalin pas mjekimeve paraprake, ndërsa të paktën tre prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Shpërthimi i madh ka ndodhur në rreth 10:20 të darkës me orën lokale, rreth 90 minuta pas ndeshje mes Beşiktaş dhe Bursaspor. Shpërthimi u dëgjua në të dyja anën e Bosforit.

/Ora News/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?