Turqi, hedhin veten në erë dy kamikazë në Ankara

Dy kamikazë hodhën veten në erë në rrethinat e kryeqytetit turk Ankara pasi policia i kërkoi të dorëzoheshin. Guvernatori Erkan Topaca sqaroi se personat në fjalë, një burrë dhe një grua, vdiqën në incidentin e shënuar pranë një ferme kuajsh. Të vetmit që vuajtën pasojat e shpërthimit, ishin ata të dy.

Mendohet se atentatorët vetëvrasës mund të kenë pasur lidhje me partinë e punëtorëve të Kurdistanit. PKK-ja e shpallur e jashtëligjshme prej autoriteteve turke ka ndërmarrë një seri sulmesh kamikaze vitin e kaluar.

“Materialet e përdorura dhe mënyra sesi ishin ndërtuar bombat ngjason me stilin e PKK-së. Policia u vu në gjurmët e të dyshuarve pas një informacioni të marrë në Diyarbakir. Identiteti i mashkullit është zbuluar, ndërsa i femrës ende jo me saktësi”, tha Erkan Topaca, guvernator i Ankarasë.

Swiss Digital Desktop Reklama

PKK-ja është përfshirë prej tre dekadash në një fushatë të armatosur të përqëndruar kryesisht në juglindjen kurde të vendit që ka marrë gjatë këtij harku kohor mbi 40.000 jetë njerëzish.

Swiss Digital Mobile Reklama

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian e konsiderojnë partinë kurde si organizatë terroriste. Dhuna në rajon u rikthye vitin e kaluar me shembjen e armëpushimit dyvjeçar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?