FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi, nacionalistët: Pro rikthimit të dënimit me vdekje

“Populli në Turqi dëshiron dënimin me vdekje. Nëse partia e presidentit Erdogan është gati, ne jemi gjithmonë gati”.

Ka qenë kjo deklarata e liderit të partisë nacionaliste MHP, Devlet Bahceli, në një fjalim përpara grupit të tij parlamentar.

Pas dështimit të grushtit të shtetit të 15 korrikut, kthimi i dënimit kapital është përmendur nga Erdogan, i cili është shprehur i gatshëm të japë dritën jeshile në rast aprovimi në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me votat e nacionalistëve të MHP, AKP-ja e presidentit do të kishte një mazhorancë të mjaftueshme për një amendament kushtetuese që të rikthejë në fuqi dënimin kapital, që normalisht më pas duhet të votohet në një referendum popullor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dënimi me vdekje u anulua në Turqi në vitin 2004, si pjesë e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?