FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turqi, në pranga 9 anëtarë të së përditshmes “Cumhuriyet”

Vala e arrestimeve në Turqi ka vijuar me 9 anëtarë të së përditshmes “Cumhuriyet”, një prej gazetave më të vjetra dhe më të respektuara në vend. Prokuroria ka nisur një hetim me akuzën se ata kanë kryer krime në emër të Organizatës së Gülen dhe militantëve kurdë. Arrestimet masive të kryera në Turqi vijnë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në 15 korrik, akt për të cilin është fajësuar kleriku Fethullah Gülen.

Autoritetet turke urdhëruan arrestin formal të 9 ekzekutivëve dhe gazetarëve të gazetës opozitare “Cumhuriyet”, të cilët u ndaluan të hënën.

Mes tyre janë kryeredaktori, anëtarë të bordit dhe një artist karikaturist i të përditshmes, ndërkohë që dy gazetarë u liruan me kusht dhe u ndaluan të udhëtojnë jashtë vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorët në Stamboll deklaruan se stafi i gazetës, një prej të paktave media kritike ndaj Presidentit Erdogan, dyshohet të ketë kryer krime në emër të militantëve kurdë dhe rrjetit të klerikut Fethullah Gülen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si pjesë e këtij hetimi ka qenë edhe bastisja e shtëpive të tyre.

Turqia ka akuzuar Gülen si orkestruesin e përpjekjes për grusht shteti në 15 korrik, edhe pse kleriku e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij.

Më shumë se 110.000 persona janë pezulluar ose shkarkuar dhe 37.000 të tjerë janë arrestuar në këto tre muaj pas grushtit.

Gjithashtu, 170 gazeta, revista, stacione televizive dhe agjensi lajmesh janë mbyllur, duke lënë 2.500 gazetarë të papunë, sipas Shoqatës së Gazetarëve të Turqisë.

Grupet opozitare thonë se spastrimet po përdoren për të heshtur të gjithë disidentët në Turqi, një anëtare e NATO-s e cila kërkon anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Autoritetet turke gjithashtu arrestuan edhe liderët e partisë më të madhe opozitare pro-kurdëve të premten, gjë që shkaktoi një valë të ashpër kritikash ndërkombëtarisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?